Uji është jetë. Cdo pikë vlen!
Video e realizuar nga KRU Mitrovica për të informuar qytetarët e regjionit të Mitrovicës për rëndësinë e ruajtjes dhe pagesës së ujit.
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KURM)
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KURM) është kompania e vetme e licencuar për kryerjen e shërbimeve të saja në territorin e regjionit të Mitrovicës ku si aktivitet kryesorë ka furnizimin e qytetarëve me ujë të pijes dhe në kuadër të kësaj edhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujit dhe kanalizimit. Kjo do të thotë se është përgjegjëse e drejtpërdrejt për kualitetin e ujit te pijes dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të zeza.
Misioni i ynë është që konsumatorëve tonë të tanishëm dhe atyre të ardhëshëm të u ofrojmë shërbime të vazhdueshme dhe cilësore përmes ofrimit të ujit cilësorë të pijes dhe mirëmbajtes së sistemit të ujrërave të zeza dhe trajtimit të tyre, duke pasur gjithmonë në qendër të vemendjes ruajtjen e shëndetit dhe ambientin përreth.
Në qendër të vemendjes kemi konsumatorin dhe besnikërinë e tyre e përfitojmë përmes ofrimit të shërbimeve cilësore në mënyrën më të mirë të mundëshme,
Punonjësit tanë i çmojmë dhe u ndihmojmë në arritjen e potencialit të plot të tyre,
Me profesionalizmin tonë mundohemi që çdo veprim ta bëjmë me përsosëshmëri,
Ne bëjmë më të mirën e mundëshme për të ndihmuar shoqërinë tonë që vendin ku jetojmë ta bëjmë më të mirë për jetësë punë dhe zhvillim.
Prodhimi dhe shpërndarja e ujit konsumatorëve te cilët kane qasje në rrjetin e ujit dhe mirëmbajtja e sistemit te ujësjellësit dhe kanalizimit.
Planifikimi dhe zhvillimi i ndërmarrjes duke përpiluar plane afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës.
Të kontribuojmë në ngritjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes ngritjes së cilësisë së shërbimit të ujit të pijes dhe mirëmbajtjen dhe trajtimin e ujërave të zeza, drejt arritjes së kënaqësisë të gjithë konsumatorëve tonë.
Çfarë ne bëjmë:
Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumator dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re.
Çdo ndërrim i të dhënave të shfrytëzuesit të ujit të pijshëm brenda një objekti, duhet të paraqitet në KURM.
Çdo konsumator i cili për shkaqe të ndryshme ka heq pllombën nga ujëmatësi, është i obliguar që të lajmërojë në KURM-se
Konsumatori i cili është shkyçur nga rrjeti për shkaqe të ndryshme dhe kërkon të rikyçet në rrjetin e furnizimit me ujë
Lajmet e fundit nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KURM)
Kryeshef Ekzekutiv
Sekretare e Kompanisë
Zyrtar Kryesor Financiar
Auditore e Brendshme
Drejtor Teknik
Kryesues Bordi
Anëtare Bordi
Anëtare Bordi
Anëtar Bordi