Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica: Furnizimi me ujë bëhet 24 orë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. në Mitrovicë përmes kësaj KOMUNIKATE dëshiron të
njoftoj gjithë qytetarët e saj se Ujësjellësi “Mitrovica”është kompani rajonale publike e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim; feje, nacionaliteti apo bindje partiake dhe furnizmin me ujë të pijes e realizon në tërë regjionin e saj dhe atë në kohëzgjatje prej 24h.

Duke u nisur nga fakti se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe debatet televizive të kandidatëve për kryetarë komunash tashmë kanë filluar, e besa edhe njëllosjet e spekulimet, dhe jo vetëm në drejtim të ujësjellësit, APELOJMË tek të gjithë të interesuarit që mos ta (keq) përdorin ujëjsellësin si pretekst për kampanjet e
tyre elektorale.

Të gjithë të interesuarit për informata në lidhje me ujësjellësin mund të drejtohen në zyret tona që fillimisht të marrin informata në lidhje me borxhet e tyre e pastaj do ta marrin informatën e duhur mbi performancën e ujësjellësit.

Shpresojmë në mirëkuptimin qytetar!
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Menaxhmenti
Kompania Rajonale
Ujësjellësi “Mitrovica”Sh.A.
Mitrovicë

Share your thoughts