Furnizimi i Mitrovicës me ujë 24 orë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. në Mitrovicë përmes kësaj KOMUNIKATE dëshiron të njoftojë gjithë qytetarët e saj se Ujësjellësi “Mitrovica”është kompani rajonale publike e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim; feje, nacionaliteti apo bindje partiake dhe furnizmin me ujë të pijes e realizon në tërë regjionin e saj dhe atë në kohëzgjatje prej 24h.

Duke u nisur nga fakti se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe debatet televizive të kandidatëve për kryetarë komunash tashmë kanë filluar, e besa edhe njëllosjet e spekulimet, dhe jo vetëm në drejtim të ujësjellësit, APELOJMË tek të gjithë të interesuarit që mos ta (keq) përdorin ujëjsellësin si pretekst për kampanjet e
tyre elektorale.