Uji është jetë – çdo pikë vlen!

KRU Mitrovica, e mbështetur nga LUX Development organizoi kampanjën për vetëdijësimin e konsumatorëve për rëndësinë e ujit dhe ruajtjen e tij.

Ndër aktivitetet e shumta ishin edhe vizitat në shkolla të ndryshme të rajonit nga zyrtarë të KRU Mitrovica të cilët njoftuan të rinjtë rreth procesit të ujit si bëhet nga burimi deri tek shtëpitë e qytetarëve.
Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe ruajtjes së ujit, përdorimit efikas të tij dhe pagesës.

Cfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit?

– Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
– Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
– Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,
– Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
– Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,
– Mos vadisni lulet, kopshtet dhe arat,
– Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
– Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
– Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për t’a shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

Ujin mund t’a zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.