Rreth nesh

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KURM)

KUSH JEMI NE

Kompania Rajonale Ujësjellësi  “Mitrovica” (KURM) është e vetmja kompani e licencuar për kryerjen e shërbimeve të saja në territorin e regjionit të Mitrovicës ku si aktivitet kryesorë ka furnizimin e qytetarëve me ujë të pijes dhe në kuadër të kësaj edhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujit dhe kanalizimit. Kjo do të thotë se është përgjegjëse e drejtpërdrejt për kualitetin e ujit te pijes dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të zeza.

Misioni

Misioni i KUR ”MITROVICA” sh.a. është që të bëjë furnizimi me ujë të pijshëm, largimi i ujërave të ndotura, mirëmbajtjen e rrjetit të ujit të pijshëm dhe te ndotur, mirëmbajtjen e impianteve për trajtimin e ujit të pijshëm dhe mirëmbajtjen e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza. Orientimi i aktiviteteve të punës do të kenë konsumatorin në qendër të vëmendjes. Të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim dhe qasje në shërbim pa diskriminim: racor,  religjioze, në përkatësinë kombëtare, në përkatësinë gjinore etj.

Vizioni

Vizioni i KUR “Mitrovica” sh.a. është që deri në vitin 2015 të siguroj furnizim të pa ndërprerë me ujë të pijes gjatë 24 orëve për tërë regjionin e Mitrovicës, pajisjen me ujëmatës të të gjithë konsumatorëve si dhe zvogëlimin e humbjeve të ujin në 10%.

VEPRIMTARIA

Prodhimi dhe shpërndarja e ujit konsumatorëve te cilët kane qasje në rrjetin e ujit dhe mirëmbajtja e sistemit te ujësjellësit dhe kanalizimit.
Planifikimi dhe zhvillimi i ndërmarrjes duke përpiluar plane afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës.
Komunikimi me shfrytëzuesit e shërbimeve në lidhje me furnizimin, ndërprerjet, reduktimet e si dhe ndryshimet tjera të cilat janë me interes për shfrytëzuesin.

Detyrat dhe Funksionet

Detyrat

Prodhimi dhe shpërndarja e ujit
Mirëmbajtja e pajisjeve në stacione të pompimit dhe riparimi i tyre.
Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit
Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit
Vendosja e ujëmatësve të rinj dhe kalibrimi i ujëmatësve të vjetër.
Kyçja e konsumatorëve të rinj në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit
Mbikëqyrja, përcjellja dhe matja dhe kontrollimi i sistemit të furnizimit
Mbajtja e evidencës së numrit të konsumatorëve dhe përditësimi i rregullt i bazës së të dhënave.
Leximi i ujëmatësve dhe matjet e prodhimit dhe konsumit të ujit të pijes.

Funksionet

Furnizimi i me ujë të pijes i pjesëve urbane dhe rurale me ujë të pijes.
Sigurimi i ujit cilësor për pije