Shërbime për Konsumatorë

Regjistrimi i konsumatorit të ri

 

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumator dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues. Konsumatorët komercialë duhet të sjellin edhe regjistrimin e biznesit. Nga ekipet e KURM-se do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me ujë të pijshëm.KURM do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve prej pranimit të kërkesës për kyçje.

Ndrrimi i pronarit

 

Çdo ndërrim i të dhënave të shfrytëzuesit të ujit të pijshëm brenda një objekti, duhet të paraqitet në KURM. Shfrytëzuesi i cili pretendon të jetë konsumator i ardhshëm, duhet të paraqitet në sportelet e KURM-se dhe të sjellë dokumentacionin si në vijim. Me rastin e shitblerjes së pronave, njëra ndër veprimet që konsumatori i ardhshëm duhet të bëjë, është edhe kontrollimi i detyrimeve të atij vendi te faturimit që ka ndaj KURM-se. Pra, duhet të vertetohet ne zyret e KURM-se se pronari i mëparshëm nuk ka asnjë borxh ndaj KURM-se.Ndersa,për t’u bërë ndërrimi i emrit të konsumatorit, duhet të nënshkruhet kontrata e re për furnizim me ujë.

Ndrrimi i njehsorit

KRU Mitrovica sh.a do të ofroj ndrrimin e njehsorit për të gjitha kategoritë në rast se njehsori paraprak është i dëmtuar, mirëpo obligimet e konsumatorit ndaj kompanisë duhet të jenë të kryera.

Me respekt KRU Mitrovica sh.a

Kërkesë për ribllombim

 

Çdo konsumator i cili për shkaqe të ndryshme ka heq pllombën nga ujëmatësi, është i obliguar që të lajmërojë në KURM-se për ri-pllombimin e serishëm të pikës matëse.

Kërkesa për ri-pllombim bëhet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve.

Kërkesë për kyçje

Konsumatori i cili është shkyçur nga rrjeti për shkaqe të ndryshme dhe kërkon të rikyçet në rrjetin e furnizimit me ujë,KURM do te rikyç konsumatorin që ka plotësuar kushtet për ri- kyçje, duke përfshirë rastet kur konsumatori ka paguar shumën e faturave sipas rregullës për Kushtet e Përgjithshme të furnizimit me ujë, ka nënshkruar një marrëveshje me KURM, ose ka kryer veprimin e kërkuar që ka qenë shkas për shkyçje.

Mënyrat e pagesës së ujit

Pagesat e ujit bëhen çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa të shtunën nga ora 09:00 deri në ora 14:00 në të gjitha pikat e arkëtimit në tri komunat (Mitrovicë, Vushtrri dhe Skënderaj) si dhe pagesat përmes Bankës.

Me pagesën e ujit, ju na ndihmon në ofrimin sa më të mirë të shërbimeve tona për JU.

Me respekt KRU Mitrovica sh.a